Surprise Me!

5 viktima nga koronavirusi ne 24 ore |Lajme-News

2020-11-05 0 Dailymotion

Numri i të prekurve me Covid-19 gjatë kësaj fundjave ka shënuar ulje por për fat të keq numri i jetëve të humbura në 24 orë jo.

Pesë qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me sëmundjen që vazhdon të shoqërohet nga shumë të panjohura.

?Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 803 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 101 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 62-vjeçar nga Gjirokastra, një 66-vjeçar nga Burreli, 72-vjeçar nga Elbasani, një 87-vjeçar dhe një 92-vjeçare nga Tirana?.

Po ashtu numri i të shtruarve në dy spitalet covid është i konsiderueshëm, ndërsa pacientët që po marrin shërbim në reanimacion janë 18.

?Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes?.

Lajmi i mire është se numri i të prekurve që rezultojnë të shëruar në 24 orë është më i lartë se numri i të prekurve.

?119 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5139, që nga fillimi i epidemisë. Për të katërtën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19?.

Që prej rastit të parë në muajin Mars, numri i të prekurve nga Covid-19 i ka kaluar 9300, ndërsa i të shëruarve 5139.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon